Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, dy prej tyre shtetas të Kosovës dhe një shtetas francez, ndërsa një tjetër shtetas kosovar është shpallur në kërkim.
Të katër dyshohen se janë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonat turistike të Shëngjinit.
Në pranga kanë rënë A.G., 21 vjeç, E.T., 28 vjeç, të dy nga Kosova, dhe S.B., 43 vjeç, shtetas francez. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi tjetër kosovar me inicialet A.G., 30 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj të arrestuarve, policia ka sekuestruar doza të ndryshme të substancave narkotike, përfshirë kokainë, kanabis, kanabis në trajtë çokollate, MDMA, ekstazi dhe kërpudha halucinogjene. Po ashtu, janë sekuestruar një veturë dhe tre aparate celularë.
“Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës