Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit, ai se më datë 08.01.2026, në një qendër tregtare në Malishevë, ka kryer veprën penale “Vjedhje”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë dhe video-incizimin e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes: numrit emergjent 192, stacionit policor më të afërt, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].
Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi./Arbresh.info
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës