Policia ka njoftuar se për një javë, në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 902 gjoba kundërvajtëse dhe janë hequr 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Gjatë kësaj periudhe, në njoftimin e policisë thuhet se në rajonin e Ferizajt janë raportuar 38 aksidente, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 16-22/12/2024 ka shqiptuar 902 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa, janë raportuar 38 aksidente, prej tyre : Aksidente me lëndime, 13 persona të lënduar, 14 Aksidente me dëme materiale, 15. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media