Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut gjatë kësaj jave përpos angazhimeve tjera policore ka realizuar fushatën vetëdijesuese dedikuar drejtuesve te mjeteve, me qëllim të parandalimit të aksidenteve ne trafik e sidomos në mbrojtjen e fëmijëve.
“Gjatë kësaj jave zyrtarët policor kanë shpërndarë fletushka me moton “Kujdes -Mos rrezikoni jetën e Fëmijës tuaj” e gjithashtu u janë dhënë këshilla drejtuesve të mjeteve për rreziqet që paraqiten nëse fëmijët nuk vendosen në karriget e posaçme në veturë me qëllim që fëmijët të jenë sa më të sigurt në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia tutje bëri të ditur se do të vazhdojë me aktivitete senzibilizuese-vetedijesuese për ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor./Arbresh.info
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...