Policia e Kosovës, natën ndërmjet 17 dhe 18 janarit ka realizuar një kontroll në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Gjatë realizimit të kësaj kontrolle, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe kanë ndaluar disa femra të cilat besohet se po qëndronin kundërligjshëm, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Huaj, duke ushtruar veprimtari të ndryshme, duke punuar si valltare etj.
Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga Republika e e Serbisë dhe tetë nga Republika e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës.
Janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klient) të pranishëm tek të cilët janë gjetur: 2 revole, tri shufra metali, një boks metali, dy thika dhe një sprej
“Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune”, thuhet në një njoftim nga Policia.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës