Policia e Kosovës ka uruar bashkatdhetarët për rikthimin në vend teksa u ka bërë thirrje që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve.
Me anë të një njoftimi, policia ka bërë të ditur se përveç mirëseardhjes, do të kujdeset edhe për mbrojtjen e tyre.
“Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj! Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik! Shpejtësia, rripi i sigurisë, telefoni – gjithçka ka rëndësi. Jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe mbrojtur! Lexoni risitë e ligjit të ri dhe ndihmoni që rrugët tona të jenë më të sigurta për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar