Policia e Kosovës, mbështetur në udhëzimin administrativ mbi shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore, pas dyshimit të arsyeshëm, ka suspenduar një rreshter policor.
Suspendimi i këtij rreshteri policor është bërë mbi arsyen se i njëjti ka rënë ndesh me udhëzimin administrativ të lartcekur, me ç’rast i njëjti gjatë orarit të punës ka dalë në një lokal në Prishtinë.
Andaj pas shkeljes së bërë, këtij rreshteri policor i është ndaluar ushtrimi i detyrave policore për 48 orë.
Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë gazetarëve dhe mediave për bashkëpunimin e treguar me PK-në, bashkëpunim ky, i cili reflekton edhe në performancën dhe transparencën e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetoriT
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova