Policia e Kosovës është sqaruar lidhur me raportimet për ushqimin që e përdorin Njësitet Speciale.
Policia ka sqaruar se Specialët furnizohen me ushqim nga kompania e përzgjedhur në bazë të procedurave publike të hapura të prokurimit.
“Sqarim nga Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar në portale të ndryshme, për ushqimin që përdorin Njësitet Speciale të PK-së Lidhur me publikimet e sotme në portale të ndryshme, që ka të bëjë me ushqimin që përdorin Njësitet Speciale të PK-së ju informojmë se: Policia e Kosovës e në këtë kuadër edhe Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës furnizohen me ushqim nga kompania e cila është përzgjedhur në bazë të procedurave publike të hapura të prokurimit”, thuhet në njoftim.
“Megjithëse ekziston një mbikëqyrje dhe kontroll i vazhdueshëm i kualitetit të ushqimit, zyrtarët përgjegjës të cilët pranojnë ushqimin në baza të rregullta kanë të drejtën dhe mundësinë e parashtrimit të çfarëdo ankese që ndërlidhet me kualitetin e ushqimit. Edhe pse raportimi ka ndodhur disa ditë me vonesë, me pretendimet se në ushqim është gjetur diçka e dyshimtë, autoritetet kompetente brenda PK-së kanë filluar të gjitha veprimet e nevojshme për ta trajtuar dhe verifikuar rastin”, thuhej më tej.
“Fotografia e publikuar në media nuk përcakton vendin, kohën dhe as rrethanat që ndërlidhin me rastin. Policia e Kosovës është duke e trajtuar me seriozitet këtë raportim në lidhje me dyshimet e raportuara”.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë