Policia e Kosovës shkatërron 60 bimë kanabisi në Koshare

16:48 | 20 Gusht 2021

Policia e Kosovës ka shkatërruar rreth 60 bimë kanabisi të cilat dyshohet se po kultivoheshin në dy parcela në zonën e Koshares.

“Policia e Kosovës, sot më, 20.08.2021 në mëngjes, në brezin kufitar në zonën e Kosharës, gjatë realizimit të Planit Operativ ‘Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike’, ka zbuluar dy plantacione me bimë që dyshohet të jenë kanabis sativa. Në dy parcelat janë gjetur 60 (gjashtëdhjetë) bimë me gjatësi nga 50 cm deri në 120 cm”, njofton policia, shkruan arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet relevante të policisë: zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Gjakovë, forenzika dhe zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ Gjakovë.

Veprimet policore janë bërë në koordinim me prokurorin e Prokurorisë Themelore-Gjakovë, pas konsultimit më të është iniciuar rasti ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

“Në vendin e ngjarjes të gjitha bimët e gjetura janë shkatërruar me djegie në një vend të sigurt. Hetuesit nga DHTN-së do të vazhdojnë të trajtojnë këtë rast edhe në ditët në vijim. Vlen të cekët se policia kufitare e Kosovës kanë bashkëpunuar edhe janë mbështetur nga Polici e Shtetit e Republikës së Shqipërisë”, njofton tutje policia.

Policia e Kosovës, në këtë rast policia kufitare, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në luftimin e çdo dukurie trans-kufitare përfshirë edhe kultivimin e bimëve narkotike./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara