Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të gjitha formave të trafikimit me njerëz, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore Gjilan, dje ka ushtruar një kontroll në një lokal në Kamenicë.
Sipas komunikatës, gjatë kontrollit janë gjetur dy armë të ftohta (thika), të cilat i janë dorëzuar njësisë policore të Stacionit Policor në Kamenicë për procedura të mëtutjeshme.
“Në lokalin në fjalë janë hasur duke punuar katërmbëdhjetë femra, shtatë prej tyre nga Shqipëria. Të gjitha janë intervistuar sipas procedurave standarde vepruese, tek të njëjtat nuk janë gjetur elemente që i bëjnë të jenë viktima potenciale të trafikimit. Por, për shtatë nga to, në mungesë të dokumentacionit përkatës për leje qëndrim të njëjtat janë proceduar tek Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtutjeshme në baze të Ligjit për të huaj”, thuhet në komunikatë.
Në asistencë të hetimeve kanë qenë edhe Njësia Policore e Reagimit të Shpejtë e Gjilanit, inspektorë të ATK-së dhe inspektorë të punës.
“Inspektorët e ATK-së, lokalin në fjalë e kanë mbyllur, pasi kanë gjetur parregullsi në dokumentacion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...