Policia e Kosovës si një nga autoritet kryesore të zbatimit të ligjit në vend me përkushtimin dhe angazhimet e saj ka treguar një performancë afirmative dhe një bashkëpunim të shkëlqyer edhe në kuadër të projektit IPA 2017 “Luftimim i Krimeve Serioze në Ballkanin Perëndimor”,
Për të konfirmuar këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mbështetjen që gëzon Policia e Kosovës, disa pajisje forenzike sot iu dorzuan Policisë Kosovare nga udhëheqësi i Projektit gjeneral Gennaro CAPOLUONGO, i shoqëruar edhe nga ambasadori italian në Republikën e Kosovës dhe personeli i Policisë Italiane.
Gjatë pranimit të pajisjeve nga Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Samedin Mehmeti, prezentë ishin edhe ministri i MPB-së i RKS-së z. Ekrem Mustafa dhe perfaqësues tjerë nga menaxhmenti i PK-së.
Këto pajisje përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në: Set të pajisjeve për inspektimin/ekzaminimin e vendit të ngjarjes (valigje kriminalistike) i dedikuar për forenzikën, kuti, aparat fotografik profesional, llampë profesionale forenzike të kompletuar me filtra dhe aksesorë/pajisje me rreze të ndryshueshme e të tjera./arbresh.info/




Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...
Premier Leagues i shtohet një vend në Ligën e Kampionëve për...