Drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti sot në takim zëvendës drejtorin e UNDP-së, Dudley Tarlton.
Në në këtë takim u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga UNDP.
“Ky donacion synon përforcimin e kapaciteteve për sigurinë publike dhe kontrollin kufitar. dhe me këtë rast Kolonel Hoxha shprehu falënderimin ndaj UNDP-së, pasi që përmes këtij donacione për herë të parë në Policinë e Kosovës është zhvilluar dhe funksionalizuar platforma e-Learning (mësimi virtual), ku policia ka përfituar edhe trajnime të dedikuara për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e trajnimeve të reja në këtë platformë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë ceremoni të pranim- dorëzimit policia ka pranuar softuerë/licenca të avancuara iBase dhe Analyst Notebook, të cilët mundësojnë mbledhjen dhe analizimin e informatave mbi rastet që lidhen me armë zjarri, municion dhe eksplozivë dhe që edhe më tutje do të ngritin efikasitetin e Pikës Kryesore të Armëve (FFP).
“Përveç kësaj, 25 skanerë dore do të përdoren për kontrolle më efikase në pikat kufitare, vijën e gjelbër dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke rritur kapacitetin operacional dhe sigurinë e qytetarëve. Përmes këtij donacioni forcohet bashkëpunimin ndërinstitucional i cili kontribuon në zhvillimin e një sistemi policor më modern dhe të avancuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesë...