Zëvendësdrejtori i Policisë së Republikës së Kosovës, Fehmi Hoti dhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni mjaft të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje ka të bëjë me dhurimin e katër dronëve, të cilët do të ndihmojnë njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë, shkruan Arbresh.info.
“Duke përdorur imazhërinë/rezolucionin e lartë dhe aftësitë termale të këtyre pajisjeve, mund të ndihmojnë njësitet policore në marrje të vendimeve të bazuara në informacion, fotografi, xhirime dhe imazhe/prova.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se pajisjet e specializuara do të luajnë një rol jetësor në Polici të Kosovës, do të rrisin dhe do të profesionalizojnë edhe më tej punën e policisë, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.
“Policia e Republikës së Kosovës falënderon Ambasadën Britanike në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, e cila këtë donacion do ta vërë në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, patrullimit kufitar, si dhe shërbimit sa më efikas e cilësor ndaj qytetarëve dhe vendit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...