Policia e Kosovës gjatë operacioneve me dron ka identifikuar dhe asgjësuar një plantacion tjetër të dyshuar me kanabis sativa.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë ditës së sotme ka gjetur një plantacion me rreth 250 bimë të mbjellura që dyshohen të jenë bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra.
“Me datë 16.10.2019, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndim (DRPK) ka implementuar planin operativ “Kontroll nga ajri”, ku është vëzhguar dhe kontrolluar me dron një sipërfaqe e maleve të Koshares (rreth 5 km) në lartësi 500 metra dhe gjatë këtij operacioni ka rezultuar me identifikimin apo gjetjen e një plantacioni me rreth 250 bimë të mbjellura që dyshohen si bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra”, bën të ditur policia.
Pas identifikimit të lokacionit janë njoftuar njësitë përkatëse policore të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, dhe me autorizimin e tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe në prezencë të njësive të antidrogës janë asgjesuar (djegur), përderisa nga njësia e Krim Teknikës së Policisë sipas procedurave janë marr mostrat.
Pas shkatërrimit të bimëve të dyshuara narkotike është kompletuar rasti, i cili i dorëzohet drejtorisë së antidrogës në Gjakovë bashkë me provat materiale për procedurë të mëtejme ligjore./arbresh.info
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...