Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se Policia e Kosovës ndan fatin me të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës sa i përket sigurimeve shëndetësore.
Maxhnuni ka thënë se policët e Kosovës nuk gëzojnë sigurime shëndetësore dhe kjo sipas tij është e vështirë duke pasur parasysh problemet e mëdha në të cilat hasin zyrtarët policorë, raporton Arbresh.info.
“Neve na mungon sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e kësaj organizate, ndajmë fatin e tërë popullit të Kosovës. E dimë që është duke u punuar që ky Ligj në afat sa më optimal të hyjë në fuqi dhe besoj që me hyrjen në fuqi edhe Policia e Kosovës do ta gëzoj atë”, është shprehur Maxhuni./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...