Policia e Kosovës ofron shpërblim 5 mijë euro për cilindo që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje.
Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelorenë Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati.
Deri tanipolicia ka identifikuar dhe i ka futurnë kërkim policor tre persona të dyshuarpër të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë tëimplikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.
Policia e Kosovës është dukepunuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevantepër të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë.
Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për tamundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjaveemergjente 192 ose në [email protected].
Policia e Kosovës përqytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konifidencë të plotë.
Emratdhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:
– Kastriot (Xhevat) Shala ilindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.
– Leutrim(Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine.
– Ridvan(Rexhep) Ademi i lindur me datë11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...