Policia e Kosovës sot nuk ka lejuar vizitën e disa alpinistëve serb në Kosovë, të cilët kishin në plan të vizitojnë Malet e Sharrit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, ka konfirmuar për arbresh.info se është marr vendim që t’i ndalohet vizita e këtyre alpinistëve sepse është anuluar çdo kërkesë e të gjitha Shoqatave tjera, edhe atyre nga Kosova.
“Janë anuluar të gjitha kërkesat e të gjitha shoqatave alpiniste, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Kosova.” ka deklaruar Veseli.
Kryetari i Shoqatës së Alpinizimit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.
“Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandati i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti I hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka theksuar ai.”/arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...