Në kuadër të 26-vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës ka planifikuar një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, duke kulmuar me ceremoninë qendrore që do të mbahet të shtunën.
Programi përfshin gara sportive, aktivitete me komunitetin dhe angazhime të njësive të ndryshme policore në iniciativa që synojnë të forcojnë marrëdhëniet dhe besimin ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, tashmë po zhvillohen aktivitete të ndryshme policore për fëmijë. Në këtë ngjarje po marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ekipi i arbresh.info ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po përcjell nga afër zhvillimet dhe atmosferën e aktiviteteve./Arbresh.info










Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...