Policia e Kosovës bën të ditur nëpërmjet një komunikate se në një ceremoni që do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të paraqitet për herë të parë uniforma e re e Policisë.
Po ashtu ceremonia do të mbahet për nder të diplomimit të gjeneratës së 52-të të kadetëve të Policisë së Kosovës.
“Ceremonia e diplomimit organizohet nga Policia e Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, në të cilën pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Ceremonia fillon në orën 12 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...
“Përvëlohet” Portugalia, temperaturat arrijnë mbi 40 gradë C...
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...