Më fillimin e sezonit dimëror, Policia e Kosovës ka nisur implementimin e ligjit në trafik dhe përmes planifikimeve të parapara operative për sezonin dimëror.
Kështu ka theksuar për Telegrafin, Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.
Hoxha ka thënë se Policia njofton se nga data 15 nëntor ka filluar sezoni dimëror dhe se po vazhdon me aktivitetet e saj të kontrollit nëpër të gjitha rrugët e vendit si ato lokale rajonale dhe autostrada.
Qëllimi i aplikimit të masave për zbatim të ligjit në trafik ka për qëllim sipas tij, rritjen e nivelit të sigurisë nëpër rrugët tona.
“Ditëve të kaluara ka pasur raportime shqetësuese për humbje te jetëve në aksidente rrugore, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve që te jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre dhe tu shmangen veprimeve që rrezikojnë veten dhe të tjerët në trafik. Në të kundërtën masa rigoroze do të ndërmerren nga policia tek secili qe bie ndesh me rregullat e ligjit të trafikut”, ka sqaruar Hoxha.
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...