Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpinim në Evropë (OSCE) i ka dhënë donacion prej 30 pajisjesh dhe kutive të ndihmës së parë Policisë së Kosovës.
Këto kuti përfshijnë pajisje të kualitetit të lartë dhe do të përdoren nga njësitë e ndryshme policore për dhënien e ndihmës së parë oficerëve të lënduar në detyrë, tranasmeton lajmi.net.
“Puna e Policisë është e vështirë dhe e rrezikshme, dhe është shumë e rëndësishme për ata që janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku ta dijnë që kanë mbështjetjen dhe pajisjet e duhura për të kryer punën në një mënyrë sa më efikase” tha ambasadori i OSCE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Kjo organizatë gjatë ditës së sotme ka dhuruar edhe rreth 2 mijë karterla të informacionit të sigurisë të cilat do të ju shprehndahen gazetarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe organeve të mbikëqyrjes policore në tubimet publike.
Ndryshe, këto kartela përmbajnë udhëzime se si të shmanget rreziku potencial i incidenteve nga tubimet e ndryshme publike ose protestat./Lajmi.net/
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...