Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjithë kandidatët për zyrtarë policor që kanë kaluar me sukses testin e shkathtësive fizike ftohen për intervistë me gojë.
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se testi me shkrim do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, ndërsa orari është paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Policia po ashtu bënë të ditur se për të hyrë në testin me gojë, kandidatët duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19, si dhe dokumente të tjera./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
INFORMIMI I KANDIDATËVE PĖR MBAJTJEN E INTERVISTËS GOJORE NË PROCESIN E REGRUTIMIT DHE SELEKSIONIMIT PËR ZYRTARË POLICOR
Të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin e shkathtësive fizike ftohen për interviste me gojë.
Vendi i mbajtjes së intervistës me gojë është në Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: ëëë.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.
Në fillim të çdo liste është informimi për kohën, datën dhe vendin se ku do të mbahet intervista me goje.
Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e intervistës duke respektuar Vendimin e Qeverisë të datës 01.03.2022 me nr 01/66 për masat e përgjithshme dhe te veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
•Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
•Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.
•Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.
Kandidatet ditën e zhvillimit të intervistës duhet te paraqiten se paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete:
1.Numrin e aplikacionit,
2.Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.
Data e publikimit: 01.04.2022
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë