Gjatë dy javëve të para të vitit 2026, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar gjithsej 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, si pjesë e angazhimeve të Policisë për rritjen e sigurisë rrugore.
Sipas Policisë, një nga shkeljet më të shpeshta mbetet tejkalimi i shpejtësisë, veçanërisht në kushtet e sezonit dimëror. Po ashtu, shqetësues mbetet edhe numri i automjeteve të paregjistruara, ku gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 353 automjete që kanë qarkulluar pa regjistrim dhe pa kontroll teknik, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë në trafik.
Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, edhe pse nga data 1 janar deri më 14 janar 2026, ka qenë duke vepruar në zbatimin e planit operativ “Sezoni Dimëror”, për shkak të kushteve atmosferike, zyrtarët policorë në koordinim me zyrtarët e Ministrisë përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, janë angazhuar në rregullimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, veçanërisht në zonat ku është vështirësuar qarkullimi.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...