Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, nga nesër fillojnë patrullimin e përbashkët, aktivitet ky që organizohet tash e disa vite, gjatë sezonit veror në Shqipëri.
Për fillimin e këtij aktiviteti do të organizohet edhe një konferencë për medie, e cila do të mbahet në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë nga ora 10:00
Njoftimi i plotë:
Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë, nesër, me datë 01.07.2021.
Konferenca për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...