Policia e Kosovës ka zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese në shkollat e Komunës së Gjilanit me temën “Dhuna ndaj bashkëmoshatarëve” dhe “Delikuenca e të miturve”.
Ligjërata është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, këshillin e nxënësve dhe këshillin e prindërve.
Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave VIII dhe IX të cilët përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive negative, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.
“Në këtë ligjëratë ka prezantuar edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili e ka vlerësuar shumë të dobishëm këtë aktivitet të Policisë së Kosovës për nxënësit dhe njëkohësisht ka pranuar dhe u është përgjigjur shumë pyetjeve të nxënësve për bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Policisë së Kosovës në Gjilan dhe komunës së Gjilanit në ngritjen e sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore./arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë