Nazim Sahiti është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, Sahitit është transferuar në një pozitë tjetër, si këshilltar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.
“Referuar kërkesës suaj, informoheni se zyrtari në fjalë është sistemuar në pozitën, Këshilltar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë”, është shprehur Krasniqi për arbresh.info.
Ndryshe, është bërë e ditur se në vend të Sahitit, në pozitën e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës është caktuar Musli Salihu./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...