Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, i ka dërguar lule nënës Ferdonije Qerkezit, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje.
Po ashtu, policia ka shpërndarë lule edhe për mjeket dhe nënat që janë takuar gjatë patrullimeve në rrugë, duke i falënderuar për rolin e rëndësishëm që ato luajnë në shoqëri.
“Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit. Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat: “Gëzuar 8 Marsin! Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe i ndryshimit në botë. Urojmë që kjo ditë të sjellë lumturi, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja”, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...