Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka realizuar dy trajnime të specializuara “Kërkim-shpëtim në ujë” dhe “Zhytje”, të zhvilluara në datat 05–10 korrik 2026 dhe 12–18 korrik 2026, në Borsh, Shqipëri.
Sipas njoftimit, në këto trajnime kanë marrë pjesë gjithsej 30 operatorë nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët kanë avancuar njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në fushën e zhytjes, kërkimit dhe shpëtimit në ambiente ujore.
“Realizimi i këtyre trajnimeve ka kontribuuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke rritur gatishmërinë e tyre për reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente natyrore dhe civile.”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e zhvillimit të kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit, përmes trajnimeve të specializuara dhe avancimit të vazhdueshëm profesional, në funksion të rritjes së sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët.”, thuhet tutje./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...