Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ku dyshohej se personat e dyshuar po kryenin veprimtarinë e
kundërligjshme, duke kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
· M. L. lindur me 1987 m/s/k
· I. M. lindur me 1988 m/s/k
· S. S. lindur me 1974 m/s/k
· F. S. lindur me 1997 m/sh/k
· F. M. lindur me 1981 m/sh/k
· F. R. lindur me 1977 m/sh/k
Personat e dyshuar të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’, nga neni 7 i ligjit 03/L-142. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë./arbresh.info/
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...