Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në komunën e Leposaviqit. Indeksonline mëson se forcat e sigurisë kanë prangosur Sasha Milojeviç, djalin e politikanit të njohur të veriut, Zoran Milojević – i njohur si ‘Zelja’.
Ky i fundit njihet si njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit të Serbisë në veriun e Kosovës.
Burimet e njëjta tregojnë se arrestimi i këtij personi erdhi pasi tek i njëjti kishte dyshime për implikim në disa grupe kriminale. Bastisja nga Njësitet Speciale është kryer në kafiterin “Tom”.
Ndërsa, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti ka konfirmuar se një person i dyshuar është shoqëruar për në stacionin e policisë.
“Sektori i hetimet kundër narkotikëve janë mbështetur nga drejtoria rajonale e veriut. Me urdhër të gjykatës i kemi kryer bastisjet, hetueset e sektorit të drogave kanë vazhduar hetimet e një rasti të mëhershëm. Një personi i është marrë deklaratë por sipas informacione dhe me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai./Indeksonline/

Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër