Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë javës së kaluar, nga 15 deri më 21 qershor 2026, janë ndërmarrë masa të shtuara në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e shkeljeve të trafikut.
Sipas raportit policor, gjatë kontrolleve janë shqiptuar gjithsej 331 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, si dhe 58 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, janë konfiskuar 10 automjete dhe 25 skuterë e motoçikleta.
Policia ka bërë të ditur se këto veprime janë realizuar në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në rrugë, parandalimin e kundërvajtjeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore./Arbresh.info/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...