Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacioni Policor Gjilan sot në disa pjesë të qytetit të Gjilanit dhe në fshatrat me komunitet të përzier si Shillovë, Kmetoc, Ponesh dhe Cërnicë ka mbajtur fushatë informuese tek qytetarët për vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për pajisje me targa RKS.
“Fushata informuese u është drejtuar qytetarëve kryesisht të komuniteteve të cilat mundë të posedojnë automjete me targa ,,PR’’, ,,GL’’, ,,PZ’’, ,,KM’’, ,,UR’’, ,,PE’’, DA’’ apo ,,ĐA’’ me fletë palosje të cilat shpjegojnë kohën dhe sqarime të nevojshme për procedurën dhe kriteret e parapara për aplikim dhe pajisje të këtyre automjeteve me targa RKS.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e angazhuar dhe do të punoj për informim të të gjithë qytetarëve me procedurat e pajisjes me targa RKS që nga data 01 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...