Një 21-vjeçar është ndaluar nga Policia e Ferizajt sot në rrugën “Ahmet Kaçiku”, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës dhe narkotikëve.
Sipas komunikatës zyrtare të policisë, gjatë kontrollit ndaj personit me inicialet E. M., në çantën e tij është gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë, një karikator pa fishek dhe një sasi e dyshuar marihuanë e paketuar në një kavanoz të vogël.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme, Prokurori i shtetit ka udhëzuar që ai të intervistohet në praninë e avokatit mbrojtës dhe të lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatë.
Ndaj tij po hetohet për “mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “posedim të paautorizuar të lëndëve narkotike.”/Arbresh.info

Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...