Policia e Kosovës po vazhdon të operimin e saj nëpër rrugët e vendit tonë.
Policia e Ferizajt ka gjobitur një qytetare e cila kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Gjobitet një qytetare për tejkalim në vijë të plotë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , ne një rrugë të qytetit të Ferizajt .Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.
Policia, e ftoi qytetaren G.B (F/SH/K) 44 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe ajo, në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./arbresh.info/



“Pacolli, Osmani, Konjufca…” – Nazarko paralajmëron rrezik p...
Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në t...
Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...