Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se policia e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, drejtorinë e Rrugëve, ka filluar zbatimin e një plani operativ me fokus kontrollin e mjeteve të rënda – kamionëve në rajonin e Prishtinës.
Në komunikatë shtohet se ky plan synon të rrisë sigurinë në trafikun rrugor, të parandalojë aksidentet që përfshijnë mjete të rënda dhe të sigurojë respektimin e kritereve ligjore dhe teknike që rregullojnë këtë kategori të automjeteve.
Komunikata:
Policia e Trafikut Rajonal – Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës – Drejtorinë e Rrugëve, ka filluar zbatimin e një plani operativ me fokus kontrollin e mjeteve të rënda – kamionëve në rajonin e Prishtinës.
Ky plan synon të rrisë sigurinë në trafikun rrugor, të parandalojë aksidentet që përfshijnë mjete të rënda dhe të sigurojë respektimin e kritereve ligjore dhe teknike që rregullojnë këtë kategori të automjeteve.
Kontrollet po zhvillohen në pika të përcaktuara me rëndësi, ku po verifikohet gjendja teknike e mjeteve, pesha e ngarkesës, dokumentacioni i nevojshëm si dhe respektimi i orarit të drejtimit nga ana e shoferëve.
Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës kërkojnë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore.

Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...