Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) kanë vazhduar patrullimet për zbatim të masave anti-COVID-19.
Me këtë rast Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që t’u shmangen ndëshkimeve.
“Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet ligjore duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
“Qytetarë të nderuar, duke respektuar dispozitat ligjore, duke iu përmbajtur udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, ndikojmë në sigurinë e përgjithshme dhe shëndetin publik.
Policia në bashkëpunim me inspektorët e AUV, do të vazhdojnë të zbatojnë Ligjin anti-COVID, andaj përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet!”, thuhet në njoftim.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...