Pas pranimit të informacioneve inteligjente se nga Serbia është futur mall i kontrabanduar në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka angazhuar njësi përkatëse dhe atë dje me datë 14.09.2022 në ora 14:50, përmes Njësitit të trafikut rrugor të Drejtorisë rajonale të Policisë Mitrovicë jugu në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka lokalizuar automjetin transportues me të cilin dyshoje se po bartej malli i kontrabanduar,.
Drejtuesi i automjetit gjatë tentimit të shmangies nga policia ka dalë nga rruga dhe ka braktisur automjetin.
Gjatë kontrollit të automjetit është gjendur tretës i llojeve të ndryshme me peshë të përgjithshme prej: 1648 (njëmijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) litra.
Automjeti së bashku me mallrat ilegale janë sekuestruar nga policia në Mitrovicë dhe pastaj i është dorëzuar Doganës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. /arbresh.info/

Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...