Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin ku gjatë ditës u sulmua automjeti i që po barte para, thuhet se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira, si dhe njëra armë është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes.
Nuk është raportuar për të lënduar, rasti është nën hetime.
“Fsh. Parallovë, Gjilan, 18.11.2021 – 15:25. Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira. Njëra armë është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Dalin pamjet nga momenti i gjuajtjes me armë të furgonit në magjistralen Gjilan-Prishtinë
Sulmohet me armë zjarri automjeti që transportonte paratë e bankave
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...