Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se ky apel vjen duke u bazuar në kushtet atmosferike dhe reshjet e borës.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Stuhia tropikale prek Japoninë, paralajmërohen përmbytje dhe...
Rama për protestat në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet sipas k...
Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë pa ndërprerje, prete...
Aksident i rëndë në Francë: Kamioni përplas 23 makina, 37 të...
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë