Policia e Kosovës ka bastisur mbrëmë një kafeteri në Ferizaj që dyshohej se po zhvillohej aktivitet i paligjshëm i bixhozit.
Hetuesit policorë kanë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz të cilët janë arrestuar.
F.K., A.Sh., dhe R.F., janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.
Ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pajisje tabletë, paketime të letrave të bixhozit dhe dy mijë e 639 euro.
“Mbrëmë, rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën,,Vëllezrit Gërvalla ” në një kafeteri në Ferizaj po zhvillohej aktivitet i paligjshëm i bixhozit”, thuhet në njoftim.
“Në lidhje me këtë ekipe të policisë së rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të lokacionit, ku aty kanë hasur trembëdhjetë (13) persona duke luajtur bixhoz, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë (6) pajisje tabletë, shtatë (7) paketime të letrave të bixhozit dhe para dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë (2639) euro, të cilat janë sekuestruar”, thuhet tutje në njoftim.
“Të gjithë personat janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 55 vjeçar, A.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe R.F(M/K) i moshës 35 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dhjetë (10) personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për procedura tjera hetimore. Rasti është cilësuar “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, njofton PK./arbresh.info/


Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...