Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona, kjo si pasojë pasi që më 9 janar 2022 në Dremjak të Ferizajt, në një aheng familjar ka pasë të shtëna me armë zjarri.
Personat e arrestuar kanë pranuar se kishin shtënë me armë gjatë ahengut familjar, transmeton arbresh.info

Tek i dyshuari i parë J.B (66) nga Ferizaj është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, ndërsa te personi tjetër dëshmitar me inicialet R.J (68) po ashtu nga Ferizaj, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë gazi me 20 fishekë. Ndërsa tek i dyshuari tjetër G.Z. (68) nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.
Policia pasi ka intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë:
Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion, se me datën 09.01.2022 në fshatin Dremjak të Ferizajt, në një aheng familjarë ka pas të shtëna me armë të zjarrit.
Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur hetimet në identifikimin e personave të dyshuar dhe vendit ku ka ndhodhur ngjarja.
Pas një pune intenzive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personat e dyshuar dhe sot me datë 20.01.2021 i kanë shoqëruar tre persona në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë poranuar se kishin shtënë me armë gjatë një ahengu familjar .
Policia, pasi i ka intervistuar të dyshuarit dhe dë shmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...