Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e katërt për kryerje të veprës penale “vrasje në tentativë” më 6 maj në fshatin Mamushë të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit 49 vjeçar, A.B i është gjetur dhe më pas sekuestruar një armë e modelit Ekol Jackal dhe një karikator si dëshmi materiale.
“Me datën 22.05.2023, rreth orës 13:00 , nga ana e policeve hetueseve te Sektorit Rajonal te hetimeve te DRP te Prizrenit është identifikuar ,është lokalizuar vendqëndrimi i tije dhe është arrestuar i dyshuari A.B. ( 49 vjeçar ) ,për te cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm per kryerje te veprës “ Vrasje ne Tentative “ me date 06.05.2023 te ndodhur ne fshatin Mamushe.”, njofton Policia.
“Te dyshuarit A.B. i eshtre gjetur ne posedim dhe me pas është sekuestruar nga krim tekniku ne cilësinë e dëshmisë materiale një armë zjarri; Pistolete model EKOL JACKAL dhe nje karikator.”, thuhet në njoftim.
Siç njofton Policia, të dyshuarit A.B, me aktvendim të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe kundër tij është ngritur kallëzim penal.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=543184408021822&set=a.213313687675564&type=3
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...