Google ADS

Policia arreston personin e kërkuar në Han të Elezit

11:26 | 11 Prill 2023
A. B.

Mbrëmë në ora 23:00 policët e stacionit në pikën kufitare në Han të Elezit kanë ndaluar, e më pas policët e stacionit të Shtimes e kanë arrestuar personin e kërkuar, 31-vjeçarin me inicialet G.P.

Njoftohet se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme