Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.
Në njoftimin për media nga policia mësohet se pas një pune intensive në terren, i dyshuari është arrestuar në Ferizaj, shkruan Arbresh.info
Njoftimi nga Policia pa ndërhyrje:
Policia e Kosovës, konkretisht njësia Fast- Kosova, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj, sot, më 19.04.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.
Rasti do të trajtohet në koordinim me organet përkatëse dhe do të zbatohen procedurat e parapara për raste të tilla.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar që pos angazhimeve për të ruajtur rendin e sigurinë e brendshme edhe të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?