Gjatë ditës së sotme Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit H.N.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale:
1. Një (1) armë e gjatë AK 47 me një karikator e kalibrit 7.62×39 mm,
2. Një pushkë gjahu kalibrit e markës Remington e kalibrit 280 rem,
3. Njëqind e dhjetë (110) fishekë të kalibrit 280 rem,
4. Një (1) pushkë ajrore

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 i KPRK-së.
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...