Policia e Kosovës ka arrestuar një 48 vjeçar në një fshat në Leposaviq.
Sipas policisë, tek i dyshuari janë gjetur një pushkë gjuetie me municion.
“Nën dyshimin e bazuar se personi i dyshuar R.M., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) posedon edhe armë tjera, është kontrolluar shtëpia e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe: një armë gjysmë-automatike, një pushkë 8.75mm, një pushkë ajrore, fishekë kalibrash të ndryshëm, disa thika e një xhaketë me pajisje tjera ushtarake”, thuhet në njoftimin nga policia.
Për rastin është njoftuar prokurori, me akt-vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Arbresh.info/


Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...