Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerje të veprës penale “Kontrabandim me migrantë”, në një operacion të zhvilluar pas disa muajsh monitorimi.
Sektori i Hetimeve të Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka ndaluar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, të dyshuar se kanë organizuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia, për t’i futur në Kosovë dhe më pas për t’i kontrabanduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas policisë, shtetasi jordanez dyshohet gjithashtu se ka udhëhequr një grup të mirëorganizuar kriminal, i cili përfitonte mjete të konsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, policia ka konfiskuar 53 pasaporta të shtetasve jordanezë.
Pas konsultimeve me prokurorinë kompetente, të dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...