Policia e Kosovës, përmes kumtesës zyrtare, njofton se në orët e hershme të mëngjesit, në rajonin e Prizrenit, ka zhvilluar operacionin “Matrix- M”.
Me këtë rast janë kontrolluar tri (3) lokale (një klub nate dhe dy hotele) si dhe janë arrestuar 12 persona të dyshuar.
Të dyshuarit në bashkëpunim kanë arritur në mënyrë të organizuar të kryejnë veprat penale të ‘trafikimit me njerëz’, ‘mundësimit të prostitucionit’ dhe të ‘bashkëkryerjes’, me qëllim të përfitimeve materiale të kundërligjshme.
Gjithashtu është bërë edhe identifikimi i një viktime të trafikimit (femër/shtetase e Shqipërisë) të cilës pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave i është ofruar strehim sipas ligjit dhe procedurave nacionale për viktimat e trafikimit.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
• S. K. lindur me 1965 m/sh/Kosovës
• B. M. lindur me 1971 m/sh/Kosovës
• G. M. lindur me 1987 m/sh/Kosovës
• H. L. lindur me 1968 m/sh/Kosovës
• A. R. lindur me 1978 m/sh/Shqipërisë
• K. R. lindur me 1982 m/sh/Shqipërisë
• T. K. lindur me 1975 f/r/Rusisë
• R. K. lindur me 1987 f/sh/Shqipërisë
• F. P. lindur me 1996 f/sh/Shqipërisë
• D. M. lindur me 1984 f/s/Serbisë
• M. K. lindur me 1983 f/s/Serbisë
• J. Z. lindur me 1987 f/s/Serbisë
Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar:
• 3 vetura
• 1 tabletë
• 2 sim kartela
• 2 USB
• 3 CD
• 12 telefona mobilë
• 1185 euro
• libra regjistri, fatura dhe dokumente tjera të nevojshme si prova materiale për rastin.
Personat e dyshuar në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për 48 orë për vazhdim të procedurave të mëtutjeshme gjyqësore.
Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qe...
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...
Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag