Policia e Kosovës, ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm pasi që ka filluar të shfaqet mjegulla në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’ Policia e Kosovës thekson se ngasja në mjegull është e rrezikshme prandaj duhet pasur kujdes.
“Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info
Më tej në njoftim thuhet se “Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”.
“Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë”, vijon njoftimi.
PK pohon se “ Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin”.
“Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”.
Kësaj thirrje ju ka bashkuar edhe nëkoloneli i policisë, Jeton Rexhep.
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...