Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro asete të ngrira e të sekuestruara

18:23 | 30 Dhjetor 2025
R J

Policia e Kosovës njofton se gjatë vitit 2025 është shënuar një rënie e përgjithshme e veprave penale krahasuar me vitin 2024. Numri total i veprave penale ka rënë nga 27.118 në 26.157, që përbën një ulje prej -3.54%.

Por, sa i përket vrasjeve, numri është rritur me një rast, nga 17 në 18.

Organet e rendit bëjnë të ditur se të dhënat për veprat penale dhe incidentet e regjistruara gjatë periudhës janar–20 dhjetor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave: Numri i rasteve të kanosjes ka shënuar rënie, nga 2.559 në 2.393 raste (-6.49%).

Numri i lëndimeve të rënda ka shënuar rritje, nga 205 në 221 raste (7.8%).

Numri i vjedhjeve ka rënë nga 3.596 në 3.528 raste (-1.89%).

Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie, nga 2.087 në 2.027 raste (-2.87%).

Numri i grabitjeve ka rënë nga 70 në 62 raste (-11.43%).

Numri i rasteve të dhunës në familje ka shënuar rënie, nga 2.498 në 2.443 raste (-2.2%).

Gjatë vitit 2025, janë regjistruar gjithashtu 95 aksidente fatale, ndërsa Policia ka konfiskuar 1.882 armë.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, Policia ka shkatërruar 20 grupe kriminale.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës ka iniciuar 21 raste të reja, ka arrestuar 10 të dyshuar, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje dhe janë adresuar në Prokurorinë Speciale.

Gjatë trajtimit të rasteve të korrupsionit, krimeve ekonomike, narkotikëve dhe krimeve të rënda, Policia, në koordinim me organet e drejtësisë, ka sekuestruar ose ngrirë:

8 shtëpi;

218 banesa;

36 lokale;

194 garazhe;

397 toka;

69 xhirollogari;

Vlera e përafërt e të gjitha këtyre aseteve është 112 milionë e 999 mijë e 972 euro.

Më poshtë i gjeni të gjitha të dhënat e renditura në formë tabelare: